Arbana Xharra vs. Albin Kurti
Respublica.al – Arbana Xharra, kolumnistja e Zërit të Prishtinës, ka shkruar një artikull me titull “Manovrat e pabesueshme të Kurtit”, ku merret me qëndrimin e këtij të fundit (është fjala për Albinin) në rrethanat që disa imamë kanë bërë sulme ndaj grave, e konkretisht ndaj deputetes së VV-së, Alma Lamës, e cila, sipas autores, lëviz nëpër Prishtinë nën masa sigurie për shkak të kërcënimeve nga ekstremistë islamikë.