Dua nje kosh plehrash!
Rruga “Sali Nivica”, është pjesë e njësisë bashkiake nr. 1 të kryeqytetit, megjithatë nisur nga niveli i ndotjes dhe plehrat e shpërndara kudo, mund të thuash pa frikë që duket si një pikë grumbullimi plehrash. Në trotuarin e pallatit ku jetoj, një ndërtesë e re 10-katëshe, komshijtë e mi, siç duket, kanë rënë dakord të gjithë të vetë-shpallin trotuarin “kosh plehrash”. Edhe shumë faj nuk mund t’u vësh këtyre njerëzve, sepse ç’është e vërteta në këtë zonë nuk ka një kosh të mirëfilltë plehrash, por nga ana tjetër është e papranueshme që në mes të kryeqytetit të hidhen plehrat në trotuar. Kam çuar një ankesë edhe në njësinë bashkiake që të na sjellin një kosh plehrash, por ende s’kam marr përgjigje.
(Fotoja u publikua në uneraportoj.mjaft.org)