Shtohen me 30% rastet me kancer ne qafen e mitres
Gazeta “Panorama” shkruan sot për kancerin i qafës së mitrës mund të parandalohet në 95% të rasteve. Një problematikë serioze është që femrat shqiptare i neglizhojnë ekzaminimet, ndërkohë që numri i të prekurave është shtuar me të paktën 30%. Gjatë një interviste mjekja onkologe Silvana Çeliku tregon mënyrat si mund të mbajmë larg kancerin e qafës së mitrës dhe shenjat për ta dalluar në kohë.