Perdoruesit e droges, te merren masa per trajtimin e tyre
Përdorimi i drogës është kthyer në një problem serioz. Sipas të dhënave të shërbimit të Toksikologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, numri i pacientëve intravenozë është në rritje. Të dhënat statistikore të shefit të shërbimit të Toksikologjisë Zihni Sulaj nga viti 2005-2011 në këtë pavijon janë drejtuar 14.775 përdorues. Mjeku toksikolog Sulaj thekson për “Gazetën Shqiptare” se vihet re një rritje e numrit të përdoruesve ‘veteranë’ mbi 10-15 vjet.