Zonja Topalli, Usain Bolt dhe seksizmi i medias shqiptare…
Në kuadër të nismës së historiaime.al për të denoncuar seksizmin në media
Format e përshfaqjes së seksizmit në media, sidomos për të përcmuar femra të caktuara, apo dhe format e shpërfaqjes së nuancave raciste të fshehura në media, janë ndonjëherë aq ashiqare (aq të dukshme) dhe pjesë e kulturës mediatike (pra të zakonshme) sa t’i denoncosh ato është një punë me rrezik.
Megjithatë, historiaime.al ka zgjedhur një formë të moderuar për ta bërë këtë, pra për të denoncuar seksizmin në media.
Sot do merremi me lajmin që është botuar në thuajse të gjitha mediat e që ka të bëjë me kryetaren ende në detyrë të Parlamentit, znj. Jozefina Topalli e cila në facebook-un e saj ka shprehur admirim për kampionin e atletikës, Usain Bolt.
Eshtë e habitshme të shikosh zellin e medias për të shkruar këtë lajm. Shikon në ato versione të këtij shkrimi, tentativë për të vënë në lojë një femër duke përdorur detaje të dukshme, në këtë rast foto të kampionit në fjalë, një mashkull me ngjyrë, sportist, i ri, sigurisht potent në aftësitë e tij fizike. E duke i bashkangjitur këto të dhëna, faktin që pikërisht këtë personazh, e admiron një femër në moshë por gjithashtu e njohur për merakun për tu dukur e bukur, apo për tu kujdesur për paraqitjen e saj.
Ne nuk arrijmë në ëprfundime, por do bëjmë disa pyetje:
Për cfarë arsye publiku ka interes të mësojë për një lajm të tillë? Ku qëndron interesi public në këtë mes?
A do të kishte po kaq interes një mesazh në Facebook i zonjës Jozefina Topalli, në rast se do të fliste për një admirim në lidhje me një sportist tjetër, pa ngjyrë, psh…?
Pyetja me e zakonshme: E cfare pastaj se znj. Topalli admiron Usain Bolt? Ku eshte lajmi ketu? A do ishte lajm nese z. Berisha, z. Rama, z. Meta, apo kushdo tjeter mashkull i politikes te bente te njejtin status ne Facebook?