Zakone Barbare
Nga Erjon Kristo
Në vendin tonë kemi shumë dijetarë dhe njerëz që paguhen si të tillë, po kemi fare pak njerëz që vëzhgojnë mjedisin ku jetojnë dhe kapin parametrat e jetës që kemi krijuar së bashku. Një shqetësim i mirëfilltë është fakti i krijimit të disa zakoneve barbare, të cilat krijohen me një shpejtësi fantastike në bazë të parimit të patrandur të imitimit (kaq i përhapur ndër ne).