Bashkia e Tiranes zhvendos Stacionin 60-vjecar te Trenit ne Vore
Posted On 01/09/2013
0
Bashkia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi shpërndarë medieve ka njoftuar zhvendosjen e Stacionit të Trenit në Vorë. “Nisja e punimeve për bulevardin e ri të Tiranës ka diktuar nevojën e nisjes së zhvendosjes së shinave të trenit. Për këtë arsye, duke nisur nga dita e hënë, Stacioni i Trenit do të zhvendoset në Vorë:, shkruhet në deklaratën shpërndarë medias.