Otranto, zhduket nje gomone me 27 persona ne bord
Zhduket një gomone në det me 27 persona në bord, të cilët dyshohen të jenë klandestinë. Lajmi konfirmohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili nëpërmjet një njoftimi për shtyp thekson se Roja Bregdetare ka zhvilluar gjatë natës së djeshme një operacion kërkim-shpëtimi në kanalin e Otrantos, pas njoftimit të marrë nga Shërbimi SAR i Romës, Itali.