Kalvari i vuajtjeve te familjeve rome te debuara nga barakat e tyre. Rrefimet e familjareve dhe institucionet qe heshtin…
Nga Edlira Mara
37 familje rome u dëbuan nga barakat e tyre në godinën e ish-Dekorit në Rrugën e Kavajës. Familjet mbetën të pastreha dhe u vendosën në trotuar pranë Pallatit me Shigjeta. Avokati i Popullit dhe ndërkombëtarët kanë ngritur vazhdimisht zërin duke kërkuar zgjidhje dhe strehim për këtë komunitet. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nuk kanë dhënë zgjidhje për problemin. Romët janë organizuar dhe kanë protestuar për të kërkuar të drejtat e tyre, por këto thirrje kanë rënë në vesh të shurdhër.