Cfare po ndodh me shkollen “Hasan Tahsin”? DAR e Tiranes nuk ka asnje pergjigje
Ditën e hënë fillon viti i ri shkollor në të gjithë vendin, por ajo që vihet re është se shumë shkolla nuk janë gati për të filluar këtë vit shkollor. Edhe në Tiranë në shkollën “Hasan Tahsin” ka pasur konfuzion. Prindërit kanë regjistruar fëmijët në klasën e parë, ndërsa 2 ditë para fillimit të shkollës janë lajmëruar se nuk do të ketë klasë të parë pasi ka pak nxënës dhe fëmijët e regjistruar duhet të çregjistrohen.