Turqi, kandidati i pare gej per kryetar bashkie
Can Cavusoglu, një aktivist turk i të drejtave të homoseksualëve, ka nisur një fushatë për t’u bërë kreu i parë gei i një bashkie turke, sipas gazetës së përditshme turke “Hurriyet”. Cavusoglu ka njoftuar synimin e tij për të garuar si kandidat i pavarur për Bashkinë e qytetit Bulancak pranë Detit të Zi, me rreth 60 000 banorë. Zgjedhjet lokale turke mbahen në mars të vitit 2014, njoftoi “Agence-France Press”.