Veliaj: 4% e stafit do te jene rome
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është i pari ministër që deklaron prurjet e reja në dikasterin që do drejtojë. Pas një vizite që ai ka bërë dje, në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit, Veliaj njoftoi se nga kjo shkollë ai ka rekrutuar 6 recepsioniste të reja. “Pashë që ishin të sjellshme, me edukatë dhe dinin të prisnin, por pashë edhe që ky institucion nuk kishte recepsioniste, ndaj unë rekrutova 6 nga kjo shkollë”, – tha Veliaj gjatë një interviste për “Ora News”.