Dita kunder leucemise kronike, 70 raste me kete semundje ne Shqiperi
22 shtatori është Dita Ndërkombëtare e sensibilizimit kunder leucemisë Mieloide Kronike-CML. Në Shqipëri shfaqet 1-2 raste të reja në vit për 100 mijë banorë. Pra në një vit mund të identifikohen 20-25 raste me leucemi. Aktualisht në vendin tonë janë 70 pacientë të diagnostikuar me leuçemi kronike. Ndërsa në botë vetëm në vitin 2009 ishin më shumë se 5000 raste të reja.