Vetedorezohet shqiptari i Agimit te Arte: Po na persekutojne politikisht
Vetëdorëzohet në policinë greke, kryetari i grupit Parlamentar të partisë Agimi i Artë, Kristos Papas.
“Erdha vullnetarisht. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Qeveria e Memorandumit po bën një persekutim të pashembullt politik. E vërteta do të shkëlqejë dhe nacionalizmi do të fitojë. Ne do të rikthehemi. Përgjithmonë Agimi i Artë!”, ka thënë Papas ndërsa hynte në godinën e policisë.