Gjirokaster, perfundon nata e trete e Panairit Kombetar te Artizanatit
Panairi Kombëtar i Artizanatit është një nga eventet e përvitshme kulturore më të rëndësishme në qytetin e Gjirokastrës, duke u kthyer tashmë në një manifestim të fuqishëm të artit dhe traditës popullore mbarëkombetare shqiptare. Panairi përmbante aktivitete si: “Nga një Panair në tjetrin”, “Një paradë kostumesh popullore”, “Gruaja, Sipërmarrja, Mjedisi” dhe në fund në natën finale u shpallën fituesit.