Bunkeri i Magjistratures
Nga: Dorian Matlija
1. Shkolla e Magjistraturës nuk është thjesht një shkollë ku përgatiten gjyqtarët dhe prokurorët e rinj. Ky institucion nuk të pajis thjesht me një diplomë në fund, me të cilën mund të gjesh punë ose jo. Pranimi në Shkollën e Magjistraturës të vesh automatikisht me pushtetin gjyqësor, i cili është njëri nga tre pushtetet, krahas atij legjislativ që ushtrohet nga Kuvendi dhe pushtetit ekzekutiv që ushtrohet nga Këshilli i Ministrave. Të gjithë e dimë se sa luftë e madhe bëhet për të fituar mandatin e deputetit dhe me sa mund krijohen aleancat për të votëbesuar qeverinë.