Reklamat e medikamenteve si reklama karamelesh, ligji evaziv
INVESTIGIM
Nga Albina Hoxha
Sapo ndez ekranin e televizorit në mes të një emisioni apo edhe të ndonjë edicioni informativ transmetohen reklama për ilaçet kundër alergjive të stinës, për ilaçet e zemrës, për kollë, rrufë… Reklamat janë të tilla që të duket sikur po flitet për karamele dhe jo për ilace.









