Franca lejon kthimin e Leonardes por pa familjen e saj
Presidenti francez Hollande ka deklaruar se Leonarda Dibrani 15 vjecarja e larguar bashke me familjen e saj nga Franca per ne Kosove, mund te kthehet per te vazhduar shkollen por pa familjen e saj.
Nderkohe nje hetim ka nisur per te percaktuar nese ka qene i ligjshem ose jo deportimi i tyre.
Por, ndërsa në Paris kanë nisur protestat, babai i Leonardës ka deklaruar për Associated Press, se pretendimi që janë nga Kosova nuk është i vërtetë, dhe se ishte bërë me qëllim që të nxisnin më shumë keqardhje dhe të mund të merrnin azil politik. Por kjo gënjeshtër nuk ka funksionuar dhe familja Dibrani është kthyer në Kosovë.
Duke prezantuar kopje të çertifikatave të lindjes, babai ka thënë se ai ka lindur në Kosovë, por më pas është shpërngulur në Itali, ku kanë lindur të gjithë fëmijët e tij, të cilët nuk kanë shtetësi italiane. Ai besonte se në Francë kishte gjasa për jetë më të mirë prandaj ishte shpërngulur aty nga Italia, sipas agjencisë INA. “Ne thamë se jemi nga Kosova, në mënyrë që të merrnim dokumentet”, është shprehur Dibrani. “Po të kishim thënë se jemi nga Italia, Franca do të na kishte kthyer aty”.