Shfaqja dokumentare inovative “SHTATE” mberrin ne Shqiperi ne 8 Nentor
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL), një organizatë jofitimprurëse shqiptare, që ofron shërbim ligjor falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore, në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Tiranë, Civil Rights Defenders, Hedda Production AB dhe mbështetjen e Institutit Suedez, njofton leximin teatror të shfaqjes dokumentare “SHTATË”në Tiranë, në datën 8 Nëntor 2013, në sallën e Koncerteve tek Universiteti i Arteve, si pjesë e turneut rajonal në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.