AP tryeze per integrimin e komunitetit rom. Rekomandime per secilen ministri
Avokati i Popullit ka organizuar nëj tryezë të rrubullakët me qëllim prezantimin e rekomandimeve të këtij institucioni për komunitetin rom. Në takim ishin të pranishëm Erion Veliaj, Minister i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Elona Gjebrea, Zv. Ministre e Brëndshme dhe Gjon Radovani, Zv. Minister i Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Gjithashtu janë ftuar Bashkia e Tiranës, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe komisioneve parlamentare dhe përfaqësues të nderuar të trupit diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri. Rekomandimet janë A produkt i një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë.