La Repubblica – Italianet e Shqiperise, emigrante tani jemi ne
Vendi që njëzet vjet më parë lindte dëshpërim, sot pret emigrantë italianë. Janë “të përjashtuarit” e sistemit produktiv italian, të shtresave të ndryshme sociale. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah të lirë pune, sot janë edhe punëtorë, artizanë, elektricistë, hidraulikë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë…