Express: politikani ekstremis islamik ne kosove eshte rekrutuar nga spiunazhi serb
E përditshmja kosovare EXPRESS ka botuar disa dokumenta të Inteligjencës Kosovare ku thuhet se politikani Fuad Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit serb (KOS). Ramiqi, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë, është fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA.
“Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90’ta…personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express.
“Besohet që edhe sot Ramiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA…. Por tash e vazhdon aktivitetin për këtë organizmit si mbrojtës i vlerave të islamit.. Për strukturat e shtetit mbetet i dyshimtë edhe një moment kur Fuad Ramiqi, sipas tyre, në vizitën e parafundit të Kryeministrit turk, Reccep Tayyp Erdogan, qe vozitur në makinën zyrtare të këtij të fundit që nga Prizreni, në kthim, deri në Aeroportin “Adem Jashari”. Inteligjenca beson që Fuad Ramiqi vazhdon të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët dhe shoqërohet vazhdimisht me një imam të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mazllum Mazllumi, i përmendur edhe më herët si imam kontrovers” – shkruan Express. /Respublica.al/
http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,125755