16 kenge konkurojne ne festivalin e RTSH-se
16 këngë do të konkurrojnë këtë vit në Festivalin e 52-të të Këngës në RadioTelevizionin Shqiptar. Kompozitori Edmond Zhulali, do të jetë drejtori artistik i edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në RTSH, ndërsa banda muzikore, e krijuar dhe e drejtuar prej dy vitesh nga kompozitori Shpëtim Saraçi, gjithashtu edhe drejtor artistik, do të drejtohet nga kompozitori dhe orkestruesi, Alfred Kaçinari. Festivali do të zhvillohet live, që nga formacioni i harqeve, banda muzikore, shoqëruesit e këngëtarëve.