LGBT mbeshtet protestat e AKIP!
Aleanca LGBT dhe Te Bashkuar pro Kauzes LGBT mbështesin plotësisht dhe bashkohen me protestat e AKIP kundër demontimit të armëve kimike në Shqipëri. Aktivistë dhe mbështetës të LGBT kanë qenë pjesë e këtyre protestave si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi. Do të vazhdojmë të jemi në protestat e AKIP sepse besojmë se vendime të tilla janë aq të mëdha sa nuk mund të merren pa marrë më parë mendimin e popullit.