Shenje pjekurie, vendosmerie dhe civilizimi, protestuesit gdhihen para Kryeministrise
Në pritje të qëndrimit zyrtar të Ramës, mijëra qytetarë në mbarë vendin po protestojnë për t’i thënë JO armëve kimike. Dhjetëra të rinj kanë qëndruar përgjatë gjithë natën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ndërkohë që në mëngjes iu janë bashkuar dhjetëra grupe qytetarësh, studentësh, nxënësish dhe aktivistësh të mbrojtjes së mjedisit. Mësohet se të gjitha gjimnazet e Tiranës nuk po zhvillojnë mësim gjatë ditës së sotme, ndërsa organizatorët thonë se sot në shesh pritet të mblidhen rreth 40 mijë persona.