Organizata per Ndalimin e Armeve Kimike: Asnje vend nuk i pranoi armet kimike, pritet vendimi i Shqipërise!
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike mblidhet sot në Hagë për të vendosur se si dhe kur do të kryhet procesi i shkatërrimit të arsenalit të armëve kimike të Sirisë.
Organizata ka thënë se alternativa më e zbatueshme është që armët të largohen nga Siria dhe të shkatërrohen në një vend tjetër.
Qeveria siriane, e cila i ka çuar një plan të detajuar çarmatimi Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, e ka shprehur vetë këtë pikëpamje. Por deri tani nuk ka dalë asnjë vend i tretë që të pranojë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin e vet.