Leter e hapur drejtuar te gjithe shqiptareve: Ndal dhunes dhe perdhunimit te grave e vajzave shqiptare!
Posted On 22/11/2013
0
Para disa ditësh në media është dhënë një lajm i hidhur: një vajzë, nxënëse shkolle në një qytet në veri të Shqipërisë, u përdhunua për pesë ditë rresht nga shokët e saj në një dhomë hoteli. Ky lajm u bë i ditur vetëm sepse kjo vajzë mori guximin të denoncojë publikisht dhunuesit e saj.