Dilema e te burgosurve te perjetshem…
Shenim nga Eduard Zaloshnja
Në vendet ku dënimi me vdekje është i paligjshëm, të burgosurit e përjetshëm vihen para një dileme të vazhdueshme: Të provojnë arratisjen apo ta ngrysin jetën në qelitë e burgut.
Arratisja është një opsion që mbart rrezikun e vdekjes, sepse gjatë arratisjes, mund të qëllohen për vdekje nga rojet e burgut apo nga forcat e policisë në kërkim të tyre.
Por ky opsioni i dytë nuk duket të ketë probabilitet të konsiderueshëm në Shqipëri, ku të arratisurit nga burgu thjesht kthehen në burg pasi kanë kaluar disa orë, ditë apo muaj në liri.
Në rastin më të fundit të arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, tre nga të arratisurit qëlluan me armë forcat RENEA që i kishin rrethuar në Prenjas, duke u rrezikuar jetën atyre, dhe u vetëdorëzuan të qeshur kur panë se nuk kishin rrugëdalje.
Ata thjesht do të kthehen atje ku ishin, pasi janë arratisur dy-tri herë nga burgu deri më sot. S’kanë ç’të humbasin – të burgosur të përjetshëm janë…
E.Zaloshnja/Respublica.al