Abuzimet me pagesat e invalideve, 165 shkeles ne prokurori
Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Elbasan anëtarët e Komisionit Mjekësor për Caktimin e Aftësisë në Punë dhe punonjës të Komunës Labinot-Fushë në Elbasan, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës.
Këta persona dyshohet se përmes veprimeve apo mosveprimeve të tyre kanë sjellë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, si dhe kanë keqmenaxhuar pagesat e aftësisë së kufizuar.