(E plote) – Cfare u tha per statusin e Shqiperise
Zbardhur nga Shqiptarja.com
“Vlerësojmë procesin europian të Shqipërisë. Për t’i dhënë Statusin Shqipërisë është çështje kohe. Do kthehemi në qershor për këtë. Presim që Shqipëria të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, dha së pari lajmin mbi Shqipërinë ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkeviqius. Kjo pasi ai theksoi se “kemi nisur negociatat me Serbinë dhe mezi presim për konferencën në janar. Ramë dakord për negociatat për MSA me Kosovën. Vlerësojmë progresin nga Mali i Zi. Do takohemi nesër për këtë”, theksoi Linkeviqius.