U perpoqa te jem njeri. Perpiqu edhe ti!
Të dashur lexues!
Për këto festa mahnitëse të fundvitit, kur të gjithë shpalosin dëshirat për një Vit të Ri më të mirë, desha t’u uroja me diçka timen, për ato gjëra që jeta më mësoi dhe unë, vërtet, i kam besuar. Nuk arrita ta bëj. Grisa, gjithçka shkrova dhe vendosa t’u dërgoj letrën që Çarli Çaplini i dërgoi vajzës së tij Geraldinë. Ai e shkroi këtë letër kur ishte 76 vjeç, aq sa isha unë dy vjet më parë, kur e përshtata në shqip.