(E PERDITESUAR) – Bersani del nga operacioni. Situata e mire
Ka dale nga salla e operacionit ish sekretari i PD ne Itali, Pier Luigi Bersani i cili u shtrua me urgjence ne spital pas nje hemorragjie celebrale. Zedhenesi i tij njoftoi se Bersani ndjeu papritur nje dhimbje te forte ne koke dhe u dergua me urgjence ne spital.
Nuk humbi ne asnje moment koshiencen dhe duket se doktoret shpresojne qe ne aspektin neurologjik ai te mos kete pasoja. Kjo u konfirmua dhe pas perfundimit te operacionit te tij, por doktoret kerkojne dhe 72 ore te tjera per te bere nje prognoze te plote.
Bersani, 62 vjec, eshte nje prej personazheve kryesore te se majtes italiane. Ai dha doreheqjen pasi ne zgjedhjet e fundit partia e tij ndonese ishte partia me e madhe nuk mundi te siguroje shumicen ne dy dhomat e parlamentit italian. Per reagimet e politikes italiane lexoni ne faqen e gazetes Repubblica: