Tirane, 42-vjecarja shtatzene pret femijen ne burg, Gjykata: Te lirohet
TIRANE – Një grua e dënuar me tetë muaj burg për falsifikim dokumentesh është liruar nga qelitë me urdhër të Gjykatës së Tiranës pasi ka rezultuar se është shtatzënë. Më 18 nëntor 2013, Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga burgu të shtetases Edlira H., e cila nëpërmjet avokatit të saj ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj saj për shkak të gjendjes së shtatzënisë.