Ngacmonte te mituren ne ashensor, arrestohet 61 vjecari
Ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur sa herë që ndeshej me të në ashensorin e pallatit. Një 61-vjeçar nga Elbasani u arrestua dje nga policia, pasi akuzohet për vepra të turpshme me të mitura. Burime të Policisë bëjnë të ditur se denoncimin për arrestimin e Ndriçim Kalemit e kanë bërë prindërit e vajzës 12-vjeçare, të cilët kanë rrëfyer se 61-vjeçari e prekte vajzën e tyre të mitur teksa kjo e fundit ngjitej në ashensor në katin e pestë të një pallati të ri, ndërtuar në qytetin e Elbasanit.