Djali gay ne Rome vetevritet; hidhet nga dritarja
Ka zgjedhur të vetëvritet duke u hedhur nga kati i shtatë i një pallati. Saktësisht ashtu siç kishte bërë para dy muajsh, një bashkëmoshatar i tij. Edhe ai homoseksual. Edhe ai në kryeqytet. Si shumë të tjerë, para tij.
Një djalë homoseksual 21 vjeç i ka dhënë fund jetës së tij në Romë. Sipas informacioneve të para ai kishte provuar dhe njëherë më parë të vetëvritej, por ishte ndaluar nga e ëma. Autoritetet që po hetojnë mbi këtë çështje nuk përjashtojnë asnjë hipotezë, as atë që vetëvrasja ka ndodhur për shkak të homoseksualitetit të tij. Kjo dyshohet pas një postimi të tij në Facebook, ku shkruhej: “Përse të fyesh një homoseksual nuk konsiderohet krim?”/b.c./www.repubblica.it