Asnje emerim ne administrate deri me 1 prill
Nga 1 janari deri më 1 prill 2014, ditë në të cilën hyn në fuqi ligji i ri i nëpunësit civil, administrata duhet të pezullojë çdo procedurë për plotësimin e një vendi të lirë pune. Akti ligjor i miratuar me konsensus mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste më 30 maj parashikon në një prej neneve të tij që për një periudhë 3-mujore para se të hyjë në fuqi, të mos merret asnjë zyrtar i ri në punë, shkruan sot gazeta Panorama.