Ku jane anijet me lende kimike? Per here te fundit jane pare prane Qipros
“Zhduket” nga harta anija e ngarkuar me lëndë kimike të Sirisë, dhe anija shoqëruese e OKB, pasi është mbyllur sistemi satelitor që monitoron lëvizjen e saj. Dy anijet të cilat po bëjnë transportimin e armëve kimike të Sirisë, “Ark Futura” që mban flamurin danez, dhe anija “Taiko” që mban flamurin e Norvegjisë, kanë mbërritur në portin e Latakias në fshehtësi të madhe.