Komisioneri i KiE: Autoret e ngjarjeve te 21 janarit te sillen para drejtesise
21 janari po afron dhe duket se politika është e detyruar të mos heshtë mbi këtë ngjarje. Një ditë më parë ishte ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ai që e hapi këtë temë, por sot një zë tjetër është shprehur nga KiE. Nils Muižnieks, komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës ka deklaruar sot se korrupsioni në drejtësinë shqiptare është problematik.