Ben Blushi: Ne jemi shtet laik pse Gjinishi ambasador ne Arabi?
Deputeti i PS-së Ben Blushi shpreh rezerva ndaj kandidaturës së Ermir Gjinishit në postin e ambasadorit në Mbretërinë e Arabisë Saudite. “Ne jemi shtet laik ndërsa Ermir Gjinishi është i njohur si përfaqësues i një komuniteti fetar, pse ministria e Jashtme e zgjodhi?- ngriti pyetjen deputeti Blushi sot në mbledhjen e Komisionit parlamentar i Politikës së Jashtme ku ministria e Jashtme prezantoi kandidatët për ambsadorë të jashtëm në Slloveni, Arabinë Suadite dhe në Serbi.