Eklipsi i padukshem i diellit
Posted On 31/01/2014
0
Ditën e djeshme hëna dhe dielli kanë dhënë një shfaqje të pabesueshme, teksa një satelit i tokës kaloi pranë diskut të diellit. Por ky eklips nuk shihej me sy të lirë, vetëm nga hapësira. Një kalim i tillë ndodh dy deri në tre herë në vit. Zakonisht zgjat 30 minuta, por ky i fundit zgjati 2.5 orë. Fotot janë bërë nga Observatori “Solar Dynamics” i NASA-s.