Klubi me i madh Gay në Soçi — Klubi i cili Kryebashkiaku pretendon se nuk ekziston
Të dielën ,BBC ka transmetuar një intervistë në të cilën Kryebashkiaku i Soçi – t, Anatoly Pakhomov u tregua një Ahmadinexhad i mirëfilltë. Ai pohoi në mënyrë injorante se qyteti olimpik i Rusisë nuk ka homoseksualë – pavarësisht nga fakti se intervistuesi i tij, John Sweeney, kishte qenë në një nga klubet e homoseksualëve të Soçi – t një natë më parë.
Në të vërtetë, ashtu siç edhe Pakhomov me siguri e di, qyteti turistik i Detit të Zi ka qenë një destinacion për homoseksualët rusë dhe pushues që nga koha e komunizmit, kur homoseksualiteti ishte një vepër penale e dënueshme me punë të rëndë.
Vendi të cilin vizitoi Sweeney është dëshmi se ndërsa Soçi mund të mos jetë qyteti – P (qytet në Massachusetts të SHBA–ve i cili vizitohet shumë nga homoseksualët) i Kaukazit, por diçka që i afrohet shumë atij. Klubi Mayak është kujdesur për vizitorët ndërkombëtare po ashtu edhe për ata vendas për më shumë se tetë vjet, dhe mund të pritet që të lulëzojë gjatë Lojërave Olimpike të 2014 kur turistët, Olimpikët dhe reporterë nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve ta vizitojnë për të parë shfaqje të ndryshme të klubit me stil kabare, vallëzime në dyshemenë e ndriçuar në stilin Ethet e të Shtunës Mbrëma dhe të pinë pije shumë të shtrenjta.
Megjithatë, pavarësisht nga lulëzimi i biznesit, historia e Klubit MAYAK nuk është domosdoshmërisht positive. Fati i klubit, pas Olimpiadës mbetet në rrezik në sajë të të ashtuquajturit ligj të Rusisë për propagandën gay. I miratuar vitin e kaluar, legjislacioni federal ndalon si rusët ashtu dhe të huajt ti barazojnë marrëdhëniet homoseksuale dhe heteroseksuale, dhe ndalon shpërndarjen e materialeve pro – gay. Thjesht duke u kapur nga duart mund të çojë në një gjobë të madhe – përveç rreziqeve të tjera. Edhe pse Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar që Olimpikët dhe pjesëmarrësit në Soçi nuk janë në rrezik për ndjekje penale, sulmet me bazë urrejtjen kanë qenë në rritje në Rusi që nga kalimi i ligjit.
Situata është përkeqësuar aq shumë saqë bashkë-pronarët e Klubit MAYAK, një çift afatgjatë të quajtur Andrei Tanichev dhe Roman Kochagov, kanë aplikuar dhe ju është mohuar azili në Evropë. Ndërkohë, edhe pse klubi i tyre mund të jetë i ndritshëm dhe mikpritës nga brenda, dera e përparme e tij tani është pa emër dhe e papërshkrueshme. Tabela e klubit është shkatërruar kaq shumë herë sa që Kochagov thjesht nuk e mori më mundimin ta zëvendësojë atë, dhe edhe pse komuniteti ndërkombëtar ka interes për këtë klub, pjesëmarrja nga komuniteti lokal homoseksual është duke rënë.
Në festim të skenës së rrezikuar homoseksuale të Soçi – t, dhe në refuzimin e injorancës së devotshme të Pakhomov – it , këtu janë 20 fotografi të Klub Majak në momentet e tij më të mira. ( Dhe këtu jemi duke shpresuar që Tanichev dhe Kochagov të mund të vazhdojnë të drejtojnë biznesin e tyre, dhe të jenë të sigurtë, për vitet që do vijnë.)
Për më shumë klikoni KETU
Përktheu Alba Ahmetaj