Gerdeci, apo gjurmet e apokalipsit ne fotot e reporterit te luftes…
Nga Aida Tuci – MAPO
Mund të përkufizohen si dëshmi, fakte dhe informacion për tragjedinë më të rëndë të këtyre 23 viteve; shpërthimin e fabrikës të demontimit të armëve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë u dëmtuan. Janë 40 fotografi që fotoreporteri i luftës Vedat Xhymshiti do t’i bëjë publike për herë të parë në një ekspozitë fotografike.