Trupi i pajete i Vace Zeles mberrin sot ne atdhe
Vaçe Zela nuk është më fizikisht me ne. Dje, rreth orës 1 të mëngjesit Artistja e Madhe ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ndërsa me vete mori pengun për tu kthyer edhe njëherë në Shqipëri. Amaneti i saj i fundit ishte të prehet në Atdhe dhe pikërisht kështu do të ndodhë. Trupi i pa jetë i artistes Vaçe Zela pritet të mbërrijë në Tiranë sot rreth orës 17:00, ndërsa homazhet do të zhvillohen nesër në orën 10:00 deri në orën 12:00. në Teatrin Kombetar të Operas dhe Baletit.