Cifti gej ne Kosove shkon te celebrohet. Kushtetuta nuk e ndalon. Shokohen zyrtaret
Një çift gej në Kosovë kanë trokitur në “Zyrën e Ofiqarisë” së Komunës së Kaçanikun me një kërkesë shumë të nevojshme për lidhjen e tyre: Kurorëzimin. Kështu raporton sot gazeta Express. Një kosovar, i lindur në vitin 1988 dhe i dashuri i tij, shtetas i huaj i ditëlindjes 1956, kërkuan ta zyrtarizojnë lidhjen. Por kërkesa e tyre shokoi nëpunësit, sidomos sepse zyrtarët nuk kishin njohuri nëse mund ta bëjnë këtë ligjërisht.