Per punen ne shtepi grate duhet te paguheshin 80 mije leke, sa nje menaxher
(Foto ilustruese, nga Entela Resuli)
INSTAT: 3 në 5 të punësuar si punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes janë femra. Historia Ime kontaktoi me bebisiter, kushiniere dhe sanitare dhe pasi bëmë mirë përllogaritjen na rezultoi se një e “shtëpiake” e regjistruar si e papune i kursen familjes të paktën 80 mijë lekë në muaj
Nga Albina Hoxha
Përsëritet vazhdimisht që femra është shtylla e një familjeje. Por kur pyesim një burrë se “çfarë bën bashkëshortja juaj”, ai përgjigjet: “pa punë, asgjë në shtepi rri”.