Policia kap mashtruesin e vejushave, 82-vjecarja: Trokiti te une i kollarisur
Arrestohet 52-vjeçari që mashtronte vejushat. Policia e Tiranës dy ditë më parë ka vënë në pranga Spiridon Liton, me origjinë nga Shkodra dhe banues në Tiranë, pasi rezulton se ka mashtruar disa gra të veja në qytete të ndryshme vetëm për t`u marrë paratë. Lito u arrestua rreth një vit më parë nga Policia e Korçës, por më pas është lënë i lirë dhe prej asaj kohe ishte shpallur në kërkim.