Mbreteresha e Anglise uron Jahjagen per 6-vjetorin e pavaresise
Mbretëresha Elizabeth II, i ka dërguar presidentes Atifete Jahjaga një mesazh urimi me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e Mbretëreshës, thuhet: “Kam kënaqësinë që t’i dërgoj ekselencës suaj urimet dhe përshëndetjet e mia më të ngrohta për festimet e ditës suaj kombëtare, sëbashku me urimet e mia për fat të mirë dhe lumturi për popullin e Kosovës për vitet pasues”./Balkanweb.com/