Cmimi Europian i Letersise, zbardhen kushtet e konkurrimit
Shqipëria do të jetë këtë vit mes 37 vendeve që konkurrojnë për Çmimin Europian të Letërsisë. Vendet e përzgjedhura për vitin 2014 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Lihtenshtejni, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia, Britania e Madhe etj. Në këtë mënyrë edhe autorët shqiptarë do të kenë mundësinë të konkurrojnë për të fituar Çmimin Europian të Letërsisë shqiptare krahas shumë vendeve e kulturave të tjera europiane.