Saviano: Gomorra? Shkaterrova jeten time
“Unë e kam shkatërruar jetën time. Nuk mendoj se ishte e nevojshme të shkatërroja jetën time dhe të njerëzve të mi përreth për të kërkuar të vërtetën. Mund ta bëja të njëjtën gjë, me të njëjtin impenjim, me të njëjtën kurajo por me maturi, pa i shkatërruar të gjitha. Por në vend të kësaj jam treguar i vrullshëm, i nxituar dhe ambicioz”, ka thënë Roberto Saviano gjatë rrëfimit të tij të hidhur për gazetën spanjolle “El Pais”. Dhjetë vjet pas publikimit të “Gomorra-s” dhe dënimit me vdekje të kamorrës Saviano nxjerr në pah në këtë intervistë dramën e tij njerëzore.