Vrasja e babait, 22-vjecarci kerkonte para per drogen
Drama e përdoruesve të drogës është shndërruar në tragjedi në një familje në Tiranë. Gjatë një konfrontimi të djalit me të atin për shkak se ai kërkonte para për drogën, babai u plagos dhe më pas humbi jetën. Ardian Thaçi është 22 vjeç, ka kartelë si përdorues droge dhe për të gjykata ka vendosur me herët detyrimin qe t’i nënshtrohej trajtimit kundër narkotikëve, bën të ditur Top Channel. 22-vjeçari Thaç ka dalë para trupit gjykues për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen e të atit, Fatos Thaçi.